
“Jam shumë krenar për mënyrën se si FBI e prezantoi veten: në mënyrë të shkathët, fleksibël dhe mirëmenduar”.
Ish-drejtori i FBI, James Comey, mbron intervistën e agjencisë që është në qendër të çështjes kundër ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare, Michael Flynn. Comey kritikoi ashpër republikanët dhe presidentin Trump: “Ata po sulmojnë hetimin e FBI ndaj një personi që ka pranuar se gënjeu FBI: ‘Ai duhej të ishte paralajmëruar që të mos gënjente. Ai mund t’iu kishte kërkuar një avokat”. Mendo me çfarë po merremi. Është çmenduri”.
Gënjeshtrat e Flynn në janar të 2017 gjatë marrjes në pyetje nga FBI formuan bazën për akuzat, për të cilat pranoi fajësinë dhe për të cilat do të merret një vendim të martën.
Fillimisht FBI përcaktoi se Flynn nuk gënjeu. Përpara vendimit për ish ndihmësin e Trump, prokurori special Robert Mueller publikoi një memorandum përmbledhës të marrjes në pyetje. Aty u detajuan gënjeshtrat.
E para, kur Flynn mohoi përpjekjet për ndikimin e votës së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rezolutën lidhur me vendbanimet Izraelite. Gënjeshtra e dytë, kur Flynn mohoi inkurajimin e ambasadorit të atëhershëm të Rusisë në SHBA që të mos hakmerret për dëbimin e diplomatëve rusë në 2016 për ndërhyrjen në zgjedhje. (A2 Televizion)