SHBA, raporti detajon fushatën e Rusisë për dezinformim

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 17:33 | Bota

Një raport i ri mbërriti në komitetin e inteligjencës të Senatit, dhe tregon se kompanitë e rrjeteve sociale kanë dhënë shumë pak informacion gjatë hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s.

Facebook, Twitter dhe Google bashkëpunuan me kërkesën për të garantuar të dhëna lidhur me llogaritë ruse në rrjetet sociale që sillen si shtetas amerikanë.

Por sipas një burimi që ka parë raportin e ri, kompania që Senati punësoi për të rishikuar të dhënat u tha ligjvënësve se ka shumë llogari ruse, të cilat nuk janë identifikuar nga kompanitë e rrjeteve sociale.

Google dhe Facebook refuzuan të komentonin raportin, megjithatë një zëdhënës i Google tha se kompania po bën përpjekje për të luftuar dezinformimin. Twitter thotë se ka bërë hapa domethënës kundër manipulimit të shërbimit të tij.

Craig Timbers, i Washington Post. Gazeta raportoi draft raportin për manipulimet

Ndërkohë, Uashington Post raportoi të dielën draft-raportin e përpiluar nga Komiteti në bazë të të dhënave të garantuara nga firmat e teknologjisë në 2017.

Ky raport garanton një pamje më të qartë të manipulimit të rrjeteve sociale nga Rusia.

“Në shumë mënyra ky ishte raporti që kemi pritur. Është gjithëpërfshirës”, deklaroi Craig Timbers, i Washington Postit.

Eksperti i Uashington Post shpjegon se fushata e dezinformimit ka vijuar edhe pas 2016-s. “Çdo platformë që këta studiues kanë shqyrtuar ka postuar më shpesh pas zgjedhjeve.

Ne jemi të prirur të mendojmë se ndodhi deri ditën e zgjedhjeve por faktikisht u intensifikua pas saj”, shtoi Timbers.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos