Pas ringritjes, Kushtetuesja nis punën me ligjet për kompesimin e pronave

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 14:12 | Aktualitet
Pas ringritjes, Kushtetuesja nis punën me ligjet për kompesimin e

Pasi mbërriti numrin e nevojshëm të gjyqtarëve për të zhvilluar gjyqe, çështjet e para për të cilat do të shprehet Gjykata Kushtetuese kanë të bëjnë me kushtetutshmerinë e ligjeve për trajtimin dhe kompesimin e pronave.

Një ankim i shoqatës “Pronësi me drejtësi” është caktuar të shqyrtohet në 4 shkurt. Në të kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me kushtetutën i disa neneve në ligjin “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”, në ligjin “për trajtimin e kërkesave përnjohje të pronës”, si edhe dy VKM-ve për mënyrën e kompesimit financiar të pronave.

Të premten, Kushtetuesja vendosi të kalojë në seancë plenare edhe një ankim të mbërritur nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku pretendohet si antikushtetues një prej neneve të ligjit “për trajtimin e pronës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos