
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin prekës dhe tepër emocionues kur një tifoz i Liverpool i përshkruan kushëririt të tij të verbër golin e Mohamed Salah në sfidën e të martës kundër Napolit, që solli edhe kualifikimin e klubit anglez nga faza e grupeve të Champions League.
Ndërsa tifozët e tjerë fillojnë të kërcejnë nga gëzimi dhe të bërtasin, kushëriri i djalit të verbër e përqafon dhe i shpjegon në vesh se si u realizua goli. Video ka prekur mijëra vetë në rrjetet sociale, madje edhe tifozët e Everton, rivalit tradicional të Liverpool, të cilët kanë komentuar në mbështetje të djalit të verbër.
Edhe djali, i quajtur Mike Kearny, falënderoi përmes një postimi në Twitter të gjithë personat që kishin komentuar. “Nuk e dija që na kishte kapur kamera”, shkruajti ai. (A2 Televizion)