Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Holandës, duke bërë që dhjetëra mijëra holandezët në pistën e Zandvoort të shpërthenin në brohorima për pilotin e tyre, i cili me këtë rezultat rimerr kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve, duke zbritur në vend të dytë britanikun Lewis Hamilton.
Piloti i Red Bullit u nis nga vendi i parë dhe e udhëhoqi garën nga fillimi në fund, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim suksesin në cirkuitin e shtëpisë.
Nuk mundi dot të bëntë asgjë Hamilton, i cili e ndoqi Verstappenin për 72 xhiro, por u kënaq në fund vetëm me vendin e dytë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.
Në vend të katërt francezi Gasly, me Alpha Tauri, ndërkohë që pilotët e Ferrari, Leclerc dhe Sainz përfunduan garën në vendin e pestë dhe të shtatë. (A2 Televizion)