
Vatrat e zjarreve vijojnë të djegin pyje dhe bimësi në Majën e Rrunës në qarkun e Kukësit. Prej tri javësh me dhjetëra punonjës përpiqen çdo ditë edhe me ndihmën e helikopterëve për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
Prefekti Kuçana ka lajmëruar se po paraqet rrezik edhe një vatër zjarri, e cila po përparon nga Puka drejt fshatit të Cam të Njësisë Administrative Malzi.
Prej tre javësh zjarri në këtë zonë ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, por për shkak se ende luftohet për të mbajtur nën kontroll flakët ende nuk ka ndonjë të dhënë paraprake mbi sipërfaqet e djegura. (A2 Televizion)