
Pse një shfaqje si “Makbethi” vendoset në vilën e ish-diktatorit Hoxha, është pyetja e parë kur të vjen një ftesë nga teatri eksperimental.
Regjisori Enton Kaca shpjegon se ndonëse vendi nuk është përzgjedhur qëllimisht, shfaqja do të flasë edhe për atë ç’ka kanë përjetuar dhe përjetojnë shqiptarët.
Për profesorin Alfred Trebicka që vesh kostumin e pushtetarit, ashtu sikurse edhe për zonjën Makbeth që vjen e interpretuar nga Loredana Gjeci, shfaqja është provokuese, po aq sa edhe angazhuese.
Teatri Eksperimental ka vendosur që shfaqjen “Makbeth” që do vazhdojë të jehojë në vilën e ish-diktatorit ta sjellë pa pagesë për publikun, por është i nevojshëm rezervimi për shkak të hapësirave që duhen menaxhuar edhe për shkak të Covidit. (A2 Televizion)