Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Fier. Mësohet se një automjet i cili ka dalë nga rruga ka aksidentuar dy shtetas francezë, të cilët udhëtonin me biçikleta. Për pasojë një shtetase franceze ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Bestrovë. (A2 Televizion)



