
Një 24-vjeçar humbi jetën sot në një aksident rrugor në Maliq. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit.
Mjeti me ta cilin udhëtonte viktima Gjergji Elmazi doli nga rruga duke përfunduar në lum. 24-vjeçari mbeti i bllokuar për disa orë në automjet, duke humbur për pasojë jetën.
U desh ndërhyrja e palombarëve dhe forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga lumi automjetin. Shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar mbi urë. (A2 Televizion)