
Prokuroria ngre pistën e hetimit për vrasjen në ish-Bllok, ku në një konflikt mbeti një i vrarë e disa të plagosur.
Prokurorët kanë arritur të bëjnë lidhje mes 613 kg kokainë që u kapën në Durrës dhe ngjarjes në fjalë.
Sipas hetimeve, Arbër Çekaj, i arrestuar në Gjermani për trafik kokaine, është i njohur me një prej personave të mbetur ende mister për policinë. Dëshmitë kanë çuar prokurorët në përfundimin se ai është edhe shkaktari i ngjarjes në ish-Bllok.
Në të njëjtën kohë, këngëtarja Elvana Gjata disa javë më parë ka dorëzuar në Prokurori një raport për arsyet e mosprezencës se saj ne prokurori, si person qe ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ajo ndodhet në Gjermani dhe për asnjë moment që pas ngjarjes nuk ka dëshmuar për llogari të hetimeve. (A2 Televizion)