Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, vdes 35-vjeçari në Mirditë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 09:26 | Kronikë
Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, vdes 35-vjeçari në

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Milot-Morinë.

Në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës, drejtuesi i mjetit Volkswagen, shtetasi me inicialet G.N., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos