Rrahu babanë për të shpëtuar motrën, shpallet në kërkim adoleshenti

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 10:54 | Kronikë
Rrahu babanë për të shpëtuar motrën, shpallet në

Policia e Kukësit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje në  Kukës. Konflikti në familje ka ndodhur në fshatin Zall Lusen, kur babai ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19-vjeçare për motive të dobëta.

Në këtë moment, ka ndërhyrë djali i tij 17-vjeçar, i cili ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.    

Policia ka arrestuar babain 56-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim të miturin.

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos