Makina del nga rruga, plagosen dy shtetas francezë në Klos

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 17:41 | Kronikë
Makina del nga rruga, plagosen dy shtetas francezë në Klos

Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos.

Policia bën të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U.,  dhe  A.I., shtetas francezë.

Ata janë transportuar në spital nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos