
Një 10-vjeçar humbi jetën në fshatin Bërxullë të Tiranës, pasi dy automjete u përplasën me njëra tjetrën.
Aksidenti i fortë bëri që një nga makinat të përfundonte në lokalin ku ishte 10 vjeçari ndërsa goditja rezultoi fatale për vogëlushin.
Policia tha se dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident njëri 30 dhe tjetri 63-vjeçar u arrestuan.
Fillimisht policia tha se i mituri ndodhej në rrugë kur humbi jetën, por banorë të zonës treguan se 10-vjeçari ishte në lokalin në pronësi të babait të tij.
Në raportin e Institutit të Statistikave 2 për qind e shkaqeve të vdekshmërisë së shqiptarëve janë aksidentet. Ndonëse numri i përgjithshëm i aksidenteve është ulur, sërish shkalla e rrezikshmërisë por edhe fatalitetet vijojnë të jenë të larta. (A2 Televizion)