
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Corvete” doli nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj A.Sh. 53 vjeç, banues në Shkodër.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale. (A2 Televizion)