Nuk kemi pasur shumë raste që të shohim makinën Bugatti La Voiture Noire, makinën më të shtrenjtë në botë deri ditën e sotme, që kur mahniti të gjithë në prezantimin e saj në Sallonin e Gjenevës, në vitin 2019.
Tani, marka franceze e ka treguar “xhevahirin” e saj në një mjedis ku vështirë se pronari i ardhshëm i saj do ta përdorë shpesh: në pistë.
Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, Bugatti tregon edhe disa detaje teknike që, ashtu siç pritej, janë të jashtëzakonshme. Për shembull, motori W16 i kësaj makine ka 1500 kuaj fuqi, që e lejojnë pronarin që të arrijë një shpejtësi mbi 400 km/h.
Bugatti La Voiture Noire është ende në fazën e zhvillimit dhe fabrikuesi francez ka njoftuar se do të kushtojë plot 15 milionë euro. (A2 Televizion)