Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet Netflix

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 11:05 | Teknologji
Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe Netflix.

Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të Inmarsat, tha: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”.

Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t'i humbin serialet e preferuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos