
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë ku janë përfshirë dy makina, një prej të cilave e patrullës së policisë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet dhe për pasojë janë lënduar 5 persona, 3 prej të cilëve efektivë të policisë.
Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)