
Një 57-vjeçar u përfshi nga flakët nga një shpërthim gazi, ndërsa ishte duke ecur në një trotuar në Queens, duke marrë djegie në trup.
Barry West ndodhet në spital prej 5 ditësh dhe pritet të mbijetojë, por plagët që ka marrë do t’i lënë shenja të dukshme në lëkurë.
“Nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Thjesht dëgjova një shpërthim. Nuk munda të lëvizja pasi kisha shumë dhimbje”, tregon 57-vjeçari.
Policia e Nju-Jorkut tashmë ka nisur një hetim për incidentin e rëndë. (A2 Televizion)