“Luftë” për territorin, grupet rivale të majmunëve përleshen në mes të rrugës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 10:16 | Kapur në kamera

Ky është momenti ku dy “banda rivale” majmunësh luftojnë me njëri-tjetrin në mes të një kryqëzimi në Tajlandë, duke lënë dhjetëra shoferëve në pritje për të vijuar rrugën.

Majmunët zakonisht ushqehen mirë nga vizitorët, por masat e fundit shtrënguese për shkak të valës së tretë nga Covid-19 kanë çuar në një mungesë të ushqimit për kafshët në Lopburi, një qytet në Tajlandën qendrore.

Përplasja përfundoi me largimin e një prej grupeve të majmunëve në një rrugë pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos