Makina hyn mes turmës, 14 të vdekur në Festivalin e Karnavaleve të Motoçikletave

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 14:51 | Bota

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur pasi një automjet ka përplasur turmat që shikonin motoçiklistë në një festival karnavalesh mjaft popullor në qytetin-port jugor të Nigerisë, Calabar.

Dëshmitarët okularë thanë se një drejtues mjeti me shpejtësi ka humbur kontrollin e makinës. Fotografitë e shpërndara në internet menjëherë pas incidentit tregojnë trupa të shpërndarë nëpër rrugë.

Që prej vitit 2004, duke e përshkruar veten si festa më e madhe në rrugë e Afrikës, ajo tërheq turistë vendas dhe të huaj gjatë gjithë dhjetorit.

Ngjarja e këtij viti ishte e veçantë sepse ishte e para që nga pandemia Covid, e cila kishte detyruar anulimin e saj në dy vitet e fundit.

Incidenti i së martës ndodhi gjatë paradës popullore të motoçiklistëve në një nga rrugët kryesore të karnavaleve, e cila ishte e mbyllur për trafikun e automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos