Pamje dramatike, droni kamikaz sulmon blindin rus

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 10:59 | Bota

Mediat britanike kanë publikuar një tjetër video nga lufta në Ukrainë, teksa tregon momentet e fundit të disa ushtarëve rusë përpara se mjeti i tyre të shpërthejë.

Videoja është filmuar nga një dron kamikaz ukrainas, disa momente përpara se të përplaset me blindin e ushtrisë ruse.

Në pamje shihet se ushtarët rusë e kanë pikasur dronin dhe përpiqen ta rrëzojnë, por pa sukses.

Përdorimi i dronëve kamikazë ka qenë një pikë kthese për luftën në Ukrainë, ku qindra mjete të Rusisë janë shkatërruar, duke i shkaktuar ushtrisë së Putin dëmet të mëdha.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Rusia ka humbur mbi 3000 tanke dhe 5981 mjete të blinduara që nga nisja e ofensivës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos