Ngjarja e rëndë në shkollën e Pogradecit, drejtori nuk pranon akuzat, gjyshja e të miturës: I shkruante llafe turpi

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 11:15 | Kronikë
Ngjarja e rëndë në shkollën e Pogradecit, drejtori nuk

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në një shkollë 9 vjeçare në Stropckë të Pogradecit, ku drejtori i saj është vënë në pranga nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Burime pranë grupit hetimor pohuan për A2CNN se Drejtori Adriatik Haxhillari nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur nga deklarimet e vajzave dhe të familjarëve.

Ngjarja e rëndë, e cila lidhet me dyshimet e forta për ngacmim seksual të drejtorit të shkollës Adriatik Haxhillari me dy vajza të mitura, ka tronditur opinionin e fshatit.

Banorët nuk pranojnë të flasin në kamera për ngjarjen e ndodhur edhe pse e dënojnë atë, ndërsa gjyshja e njërës prej vajzave të mitura kërkon që ligji të veprojë me forcë. Sipas saj mbesa është ngacmuar me mesazhe dhe thirrje në telefon.

“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë  nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë në komisariat për deklarime. Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi më vonë, prindërit i ka në Greqi dhe ne kujdesemi për të. Ne nuk dalim dot përjashta për çupën. Shteti e di, për ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin”, shprehet e moshuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/07/ngacmimet-seksuale-ne-shkolla-luciano-boci-riformatim-i-sistemit-pa-patronazhiste/?fbclid=IwAR3ZiVWzafR5XISHReBsdyoW3W6K3ZSatua51umvyrRTJQ9UEST8kPOLDEw

A2 CNN Livestream

Latest Videos