
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, në zonën e Shkozetit, ku raportohet se një automjet me drejtues shtetasin Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësore.
E lënduara është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje.
Automjeti po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa e plagosura ende e paidentifikuar i ka dalë papritur përpara.
“Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. K, 22 vjeçe, ka përplasur shtetasen këmbësore B. M., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e automjetit shtetasja K. K, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia e Durrësit. (A2 Televizion)