Droni zbulon kubikët me kanabis në Laç, pranga kultivuesit

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 12:35 | Kronikë

Pronari i një banese është vënë në pranga në zonën e Laçit nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “Imazhi” u bë i mundur arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasit V. C.

Gjatë kontrolleve me dron, policia zbuloi në oborrin e banesës së të arrestuarit 90 rrënjë kanabis sativa që ishin kultivuar në kubikë, gati për t’u mbjellë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos