Kamerat e trupit të dy efektivëve të policisë në Dallas, SHBA, regjistruan momentin dramatik kur ata arrijnë të nxjerrin një burrë nga një makinë në flakë, duke i shpëtuar jetën. Policia e Garland tha se dy policët u afruan kur panë makinën në flakë, të mërkurën në mëngjes, dhe dalluan shoferin pa ndjenja, që kishte ngecur brenda. Fatmirësisht arritën ta nxirrnin jashtë në kohë, para se makina të shkrumbohej. Shoferi është në spital, pa lëndime që i rrezikojnë jetën. (A2 Televizion)
Makina në flakë, policët bëjnë mrekullinë, arrijnë të nxjerrin shoferin në kohë
