
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës pasditen e së dielës.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku shtetasi me iniciale E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)