
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesditës të së hënës në Tiranë. Polica bën të ditur se, rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko”, mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç.
Për fat të mirë, i mituri ka arritur të mbijetojë, por ka marrë plagë dhe është duke marrë ndihmën mjekësore në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)