
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.
Policia njofton se “një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën. (A2 Televizion)