Tentoi të shtypë një person me makinën luksoze, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 10:30 | Kronikë

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që tentoi të shtypë disa ditë më parë me makinën e tij një person me të cilin ishte konfliktuar.

Specialistët e Hetimit bënë shpalljen  në kërkim të   shtetasit E. J., 23 vjeç,  banues në lagjen “Partizani”, Vlorë,  sepse më datë 06.01.2022, në  rrugën “Veledin Kollozi”,  kanosi shtetasin E. A.,  duke tentuar ta përplasë me automjetin e tij.

Në pamje shihet qartë e gjithë dinamika e ngjarjes, ku më pas E.A. i afrohet mjetit të E.J. dhe e godet atë me grushte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos