Makina përplas oficerin e patrullës së përgjithshme në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 09:01 | Kronikë
Makina përplas oficerin e patrullës së përgjithshme në

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur mëngjesin e së enjtes në Tiranë, pasi është përplasur nga një automjet.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në "Thoma Koxhaj", ku mjeti tip "Ford", në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos