Rrëmbeu të riun në Krujë dhe e dhunoi, pranga 22-vjeçarit

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 11:28 | Kronikë
Rrëmbeu të riun në Krujë dhe e dhunoi, pranga

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 22-vjeçar nga Fushë Kruja nën akuzën e heqjes në mënyrë të paligjshme të lirisë dhe dhunës.

22-vjeçari D. H. akuzohet se për motive të dobëta kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka marrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos