
Një plagosje me armë zjarri në rrethana të paqarta është shënuar pasditen e sotme në Lushnjë. Sipas policisë i plagosur ka mbetur një 44-vjeçar me iniciale K. M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit. (A2 Televizion)