All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Indiani i kërkuar nga SHBA, "pazar" droge me agjentin e DEA, gjykata e lartë lejon ekstradimin

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 16:40 | Kronikë
Indiani i kërkuar nga SHBA, "pazar" droge me agjentin e DEA,
All - Paragraf - 1

Gjykata e Lartë i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të një indiani të akuzuar për “trafik të narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

32-vjeçari Nitin Mishra, u arrestua tetorin e vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit, pasi kërkohej nga drejtësia amerikane. Kërkesa e SHBA për ekstradimin e tij u pranua nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Tiranës.

All - Paragraf - 3

Së fundmi, Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e bërë nga Mishra, i njohur edhe me identitetin Ricky Sequierra, duke e lënë në fuqi lejimin e ekstradimit. Sipas një hetimi të DEA-s amerikane, indiani Mishra ishte pjesë e një organizate trans-nacionale trafiku të substancave narkotike, e cila po shpërndante në ShBA produkte të ndryshme të kontrolluara farmaceutike të falsifikuara nga vende të tjera.

Sapo pakot voluminoze mbërrinin në SHBA, bashkëpunëtorët e vendosur brenda territorit të SHBA ua shpërndanin barnat klientëve pa pasur ndonjë recetë nga mjeku. Hetimi ka identifikuar Mishran si pronarin e një faqeje interneti, ku merreshin porositë për substancat e jashtëligjshme.

Sipas hetimit të agjencisë antidrogë amerikane, ai përpunonte personalisht porositë e barnave, drejtonte pagesat dhe transportuesit e barnave që ndodheshin jashtë dhe brenda SHBA, që ata të dërgonin pako barnash nëpërmjet Shërbimit Postar.

All - Paragraf - 6

Në një nga këto raste, Mishra, teksa mendonte se po komunikonte me një klient, ishte duke komunikuar me një agjent të infiltruar të DEA-s. Indiani ka marrë pagesa për barnat nga agjenti i infiltruar dhe i nisur substancat tek ai në Distriktin lindor të Wisconsin në SHBA.

Në një nga kontaktet me agjentin e fshehtë anti-drogë, 32-vjeçari Mishra la në takim në Shqipëri, por sapo shkeli në territorin shqiptar në Rinas u arrestua. Në kërkesën për ekstradim, pala amerikane specifikonte jo vetëm dy identitetet e indianit, gjatësinë, peshën, ngjyrën e syve e të flokëve, por edhe një tatuazh me shkronjat “Tahvt” në gjoksin e tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos