Makina përplaset me patrullën e forcave “Shqiponja”, plagosen 2 efektivë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 12:45 | Kronikë
Makina përplaset me patrullën e forcave “Shqiponja”,

Një automjet është përplasur mesditën e sotme në Durrës me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, e cila ishte në shërbim, duke lënë të plagosur 2 efektivë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen nr. 4, Durrës. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos