
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, ku një automjet ka përplas një motor të drejtuar nga shtetasja S. U. 32 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë.
32-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. (A2 Televizion)