Maksim Caslli tregon arsyet e rënies së euros

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 21:49 | Ekonomi
Maksim Caslli tregon arsyet e rënies së euros

Sipërmarrësi Maksim Caslli, në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, komentoi atë që po ndodh me euron në vendin tonë.

“Nuk mund të thuhet që është rezultat vetëm i tregut informal. Duke qenë se ndërtimi ishte një nga kontribuesit kryesorë të GDP-së, tregon që ka një fluks në fushën e shitblerjes së apartamenteve. Nga ana tjetër, kam lexuar edhe që konsumi i turistëve të huaj në këto 5-6 muaj ka qenë shumë më i lartë sesa vitet e kaluara. Dimë edhe që qeveria mori borxh sërish në euro, që do të thotë se qeveria do t’i shpenzojë në lekë. Të gjitha këto sjellin forcimin e lekut”, tha Caslli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/14/155-milione-euro-me-teper-se-vjet-sasia-e-valutes-se-hyre-nuk-justifikon-shkallen-e-renies-se-euros/

A2 CNN Livestream

Latest Videos