All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rënia e euros, turistët e huaj do të paguajnë me lekë në jug

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 12:56 | Ekonomi
Rënia e euros, turistët e huaj do të paguajnë me lekë
All - Paragraf - 1

Turistët e huaj që do të frekuentojnë jugun e vendit në këtë sezon veror do të duhen t’i paguajnë shërbimet në monedhë shqiptare.

Ky është një vendim që është marrë nga thuajse të gjithë operatorët turistikë dhe administratorët e hoteleve dhe njësive të tjera të shërbimit, si një masë e detyruar për shkak të rënies së vazhdueshme të kursit të këmbimit mes valutës evropiane dhe lekut shqiptar.

All - Paragraf - 3

Pavarësisht rritjes së çmimeve për shkak të pagesave në lekë, operatorët turistikë kanë më shumë prenotime, ndërsa hartës së nacionaliteve të pushuesve i janë shtuar edhe ato iberikë.

Këtë vit, Vlora pritet të ofrojë paketa më të plota për pushuesit, ku përfshihen guida turistike në parkun Karaburun-Sazan, si dhe vizita në pjesët historike të qytetit dhe rrethinave të tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/13/dyfishohen-shpenzimet-e-turisteve-te-huajt-sollen-624-milione-euro-ne-vetem-3-muaj/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos