Mal i Zi, dorëzohet iniciativa për shkarkimin e Dritan Abazovic

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 00:56 | Ballkani
Mal i Zi, dorëzohet iniciativa për shkarkimin e Dritan Abazovic

Kthehen sërish turbullirat në politikën malazeze. Kryeministri Zdravko Krivokapic ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Parlamentin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazovicit nga pozicioni i zëvendëskryeministrit.

Ndërkohë Koalicioni “E zeza në të bardhë”, lider i të cilit është Abazovic, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë.

Në propozimin për shkarkimin e Abazovic, Krivokapic theksoi se “më 19 janar 2022, pas disa muajsh mosmarrëveshje me drejtimet kryesore të zhvillimit të politikave qeveritare, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të DPS-së dhe partive të tjera të ish-qeveria, dërguan një kërkesë për votëbesimin në Parlamentin e Malit të Zi. Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazovic, si kryetar i organizatës politike të përmendur, nuk e kontestoi publikisht këtë iniciativë, duke iu bashkuar drejtpërdrejt atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të krijuara dhe të përcaktuara bashkërisht", thuhet në propozimin e dorëzuar nga Krivokapic.

https://twitter.com/profKrivokapic/status/1483873011614814208?cxt=HHwWgMC40Yyp45cpAAAA

Krivokapic e konsideron "të papranueshme dhe të pavend një qëndrim të tillë 2020. Sipas detyrimeve të marra më vonë në pushtetin ekzekutiv dhe ndaj qytetarëve të Malit të Zi që prisnin nga ne një veprim politik harmonik dhe ligjor të të gjithë anëtarëve të qeverisë dhe parimet kushtetuese mbi të cilat bazohet funksionimi i qeverisë janë të pafalshme. Arsyet pse i propozoj Kuvendit shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazovic”.

https://a2news.com/2021/07/15/dritan-abazovic-te-premten-ne-tirane-takime-me-ramen-meten-e-bashen/

Në vend të liderit me origjinë shqiptare propozohet Milojko Spajic, që ushtron funksionin e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos