Malajzia kthen në SHBA dhe Britani mbetjet e futura ilegalisht

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 11:36 | Bota
Malajzia kthen në SHBA dhe Britani mbetjet e futura ilegalisht

“Nuk jemi koshi i mbeturinave i vendeve të pasura”. Ky ishte vendimi i qeverisë malajziane për të kthyer mbrapsht në Australi, Britani dhe SHBA mbi 3 mijë tonë plastikë jo të riciklueshme.

Mbetjet, e ngarkuara në 60 konteinerë, ishin duke u futur në vend fshehurazi dhe do të dërgoheshin në landfille ilegale.

“Jemi një vend i vogël dhe nuk mund të jemi viktima të bullizmit nga vendet e zhvilluara”, shpjegoi ministri i Ambientit.

Autoritetet malajziane kanë mbyllur deri tani 150 vendgrumbullime ilegale mbeturinash në vend. Fenomeni i mbetjeve “klandestine”, të futura në Malajzi, u shtua ndjeshëm që në momentin që Kina ndaloi importimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos