“Mallkimi” i gruas më seksi në botë: Kam frikë të dal nga shtëpia

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 09:03 | Lifestyle

Muajin e kaluar, Paige Spiranac u përzgjodh nga revista “Maxim” si gruaja më seksi në botë.

29-vjeçarja amerikane ka qenë një nga golfistet më të talentuara, por karriera e saj në sport nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Paige u bë e famshme më shumë në rrjetet sociale. Edhe pse zyrtarisht ajo nuk është tërhequr nga golfi, ka që në vitin 2016 që nuk merr pjesë në asnjë turne.

https://a2news.com/2022/06/18/revista-maxim-zgjedh-femren-me-seksi-ne-bote/

Siç publikon “The Sun”, Paige Spiranac e ka pësuar keq nga fama që ka marrë muajt e fundit. Vetë 29-vjeçarja ka treguar: “Një burrë m’u afrua dhe më kërkoi të bënim foto. Më pas, më tha që i kisha marrë 10 000 dollarë dhe nisi të më kërcënonte. U tmerrova”.

“Ka dy muaj që gjërat janë përkeqësuar, nuk ndihem e sigurt. Kam shumë frikë dhe nuk dal nga shtëpia. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Më duket sikur më ndjekin. Shumë njerëz thonë që këto probleme kanë njerëzit e famshëm, por nuk duhet të jetë kështu”, shton Paige Spiranac. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos