Manaj dhe Bare: Ndaj Lituanisë nuk ishim ne, vetëm për fitore në dy ndeshjet e radhës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 14:32 | Futboll
Manaj dhe Bare: Ndaj Lituanisë nuk ishim ne, vetëm për fitore

Në konferencën e kësaj të mërkurë për mediat, Rey Manaj dhe Keidi Bare u shprehën se ndeshja me Lituaninë duhet lënë pas krahëve dhe duhet të mendohet vetëm për dy takimet e radhës. Ata theksuan të dy se në atë takim nuk treguan vlerat e tyre.

“Besoj se këto dy ndeshje janë mjaft të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishin ne 100%. Në ndeshjet e kaluara kishim arritur një ekuilibër. Besoj se këto ndeshje do t’i fitojmë të dyja, por duhet të futemi në fushë me vetëbesimin në kualitetet tona”, u shpreh Manaj.

“Dua të theksoi se nuk ishim ne në fushë ndaj Lituanisë, ishim të shpërqendruar. Besoj se ndeshjet në vazhdim do t’i luajmë si duhet dhe do t’i mbyllim me fitore”, tha Bare.

Por a është gati Manaj për më shumë përgjegjësi në Kombëtare, pasi tashmë ka disa ndeshje që aktivizohet si titullar? “Në Kombëtare, të gjithë lojtarët që vijnë duhet të marrin një përgjegjësi që te klubet nuk e kanë. Kombëtarja është gjëja më e lartë për çdo lojtar. Në dy ndeshjet e ardhshme të bëjmë sa më mirë”.

(A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=-kMABQO8d5o&t=239s

A2 CNN Livestream

Latest Videos