Manaj fal, Strakosha dhuron; Shqipëria humb shpresën e fundit për kualifikim

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 22:45 | Futboll

Shqipëria ka humbur 1-0 ndaj Turqisë një ndeshje ku Rey Manaj dhe Thomas Strakosha u bënë protagonistë për keq.

Pas një pjese të parë të tensionuar me plot 5 futbollistë të ndëshkuar me karton të verdhë (3 për Shqipërinë dhe 2 për Turqinë), në sekondat e fundit të pjesës së parë, Rey Manaj me një goditje dënimi rrezikoi portën turke, por portieri arriti ta dërgonte topin në këndore.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e çuan lojën atje ku e donin dhe në 15 minutat e fundit Rey Manaj pati 2 raste të pastra për shënim, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Kur kombëtarja po “flirtonte” me golin, vjen nga hiçi goli i Turqisë në minutën e 90. Një dalje e gabuar e Thomas Strakoshës, kur topin në kontroll e kishte Ismajli, bëri që portieri dhe mbrojtësi të përplaseshin, ndërkohë që Tosun shtyu topin në rrjetë.

https://a2news.com/2019/10/11/endrra-e-nje-nate-ne-stamboll-notat-e-kombetares/

Me këtë humbje, Shqipëria e sheh veten në vendin e katërt të grupit H me 9 pikë. Ky grup kryesohet nga Turqia dhe Franca me 18 pikë, më pas ndjek Islanda me 12 pikë. Mbyllin renditjen Andorra dhe Moldavia me nga 3 pikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/11/reja-ndeshja-me-rezultatin-me-zhgenjyes-ne-karriere-por-jam-i-kenaqur-me-djemte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos