Turqi-Shqipëri, pjesa e parë përfundon pa gola

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 21:37 | Futboll

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Turqi-Shqipëri.

Ka qenë një 45-minutësh i tensionuar dhe këtë e tregon fakti që janë plot 5 futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë, 3 për Shqipërinë dhe 2 për Turqinë.

Dermaku, Bare dhe Memushaj janë lojtarët kuqezi të ndëshkuar nga arbitri rumun.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Rey Manaj me një goditje dënimi rrezikoi portën turke, por portieri arriti ta dërgonte topin në këndore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos