Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se në vendin tonë është arritur shifra e 400 000 personave të vaksinuar ndaj Covid-19.
Në Shqipëri vaksinimi ka nisur që në janar, teksa deri në fund të qershorit qeveria shqiptare synon të vaksinojë deri në 500 000 persona. (A2 Televizion)
