Numër i lartë i të papunëve, ekspertët: Duhet plan afatgjatë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 13:26 | Sociale
Numër i lartë i të papunëve, ekspertët: Duhet plan

Pandemia e koronavirusit la të papunë mijëra qytetarë, kryesisht në sektorët e shërbimeve apo ndërmarrjet e prodhimeve fasone. Riintegrimi i të papunëve sërish në tregun e punës mbetet një nga sfidat më të vështira.

Eksperti i punësimit Erion Muça thotë se kërkesat në treg janë të ulëta. Nuk ka pritshmëri as mbi rezultatet e punësimit sezonal të lançuar nga qeveria.

Por, Zamira Shehaj, përgjegjëse e Zyrës së Punës në Tiranë thotë se ka aplikime për t’u riintegruar në punë.

Megjithatë, mospërshtatja e kushteve mes punëdhënësit dhe punëmarrësit vijon të mbetet një fenomen ekzistues.

Mbi 33 mijë qytetarë mbetën të papunë nga pandemia, në një kohë kur rreth 2000 biznese kanë çregjistruar aktivitetin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos