
Shtatë vite të cilat duken si një jetë e tërë që presin në mënyrë që të trokasë porta kryesore dhe të shohin në oborrin e shtëpisë nipërit dhe mbesat. Çifti i gjyshërve, Dylberi dhe Asija, për asnjë ditë nuk i humbin shpresat te Zoti, se kjo ditë do të vijë, veçse pritja për ta është shumë e dhimbshme.
Mes pleqërisë e cila rëndon në supet e tyre, pesha e mallit bëhet edhe më e rëndë. Dylberi tregon se djali dhe nusja, së bashku me tre fëmijët e tyre, ikën pa e lajmëruar në fshehtësi drejt Sirisë.
Ndërsa tani, nipi dhe mbesat kanë mbetur të vetëm në kampin Al-Hawl, pasi prindërit u janë vrarë.
Tentativa e nuses për të ikur nga kampi Al-Hawl dhe për t’u kthyer në Shqipëri së bashku me vajzat duket se i ka marrë jetën.
Edhe pse pleqëria dhe malli për mbesat u peshon rëndë mbi supe, Dylberi shprehet se nuk do të dorëzohet për të kërkuar kthimin e mbesave në shtëpi. Por, si çdo nënë, edhe për gjyshe Asijen malli ndihet më shumë.
Lotët e mbesave dhe ankesat e tyre nga kampi Al-Hawl bëjnë Asijen të përlotët sa herë që i përmend. Dhe si shumë herë gjatë këtyre 7 viteve, Asija nuk lodhet të lutet sërish tek autoritetet shqiptare që t’i kthejë mbesat e saj të mitura në shtëpi. (A2 Televizion)