Manastirliu për infermierët drejt Italisë: Shembull i shkëlqyeshëm, do të kujdesemi për familjet tuaja

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 16:55 | Aktualitet
Manastirliu për infermierët drejt Italisë: Shembull i

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përshëndeti 60 infermierët që do t’i drejtohen Italisë për të ndihmuar strukturat shëndetësore në vendin fqinj, tejet i goditur nga pandemia e koronavirusit.

Sipas ministres, kontingjenti i infermierëve i nisur sot, që vjen pas grupit të parë me 30 mjekë dhe infermierë, përfaqëson “një shembull të shkëlqyeshëm solidariteti për një vend mik si Italia”.

https://a2news.com/2020/04/20/shqiperia-ndihmon-serish-italine-nisen-edhe-60-infermiere/

Manastirliu i kujtoi personelit shëndetësor se shteti do të kujdeset posaçërisht për familjet e tyre, duke njoftuar se grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve “do të kthehet së shpejti”.

https://a2news.com/2020/04/20/shqiperia-dergon-edhe-60-infermiere-ne-itali-reagon-di-maio/

Në ceremoninë e përcjelljes së infermierëve ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci, i cili shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos