
Pas grupit të parë prej 30 mjekësh e infermierësh, Shqipëria ka nisur edhe një grup të dytë në drejtim të Italisë, për të ndihmuar vendin fqinj në luftën ndaj koronavirusit.
60 infermierë shqiptarë janë nisur drejt Italisë në orën 15:00 nga Rinasi . Stafi i infermierëve pas një trajnimi disa ditorë do të hyjë në sistem.
Në ditët e fundit, Italia ka njohur një rënie të numrit të të prekurve dhe personave që kanë ndërruar jetë, por sërish situata nuk është normalizuar. (A2 Televizion)