Manastirliu: Situata kritike, 265 vatra aktive infektimi në Shqipëri

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 12:37 | Aktualitet
Manastirliu: Situata kritike, 265 vatra aktive infektimi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e konsideroi kritike situatën e pandemisë në vendin tonë. Në një konferencë për shtyp, ajo theksoi se është dyfishuar numri i rasteve pozitive ditore në raport me një muaj më parë, ndërsa shtoi se janë 265 vatra aktive infektimi.

“Situata në ditët e fundit është situatë e kontrolluar, rritje e qëndrueshme e rasteve, por është situatë kritike sepse kemi dyfishim të rasteve pozitive ditore në raport me muajin e parë. Janë 265 vatra aktive infektimi në Shqipëri, ku 76% e tyre janë vatra familjare. Është një analizë e bërë nga ISHP për vlerësimin e përhapjes së epidemisë në vend që korrelon me vatrat familjare”, tha ministrja.

https://a2news.com/2020/11/14/manastirliu-strukturat-rajonale-po-pergatiten-per-perballimin-e-koronavirusit/

Manastirliu theksoi se janë rritur kapacitetet e testimeve dhe njoftoi se janë porositur 300 mijë teste të shpejta, ndërsa 200 mijë teste do të vijnë për Shqipërinë në javët në vijim. Ajo apeloi qytetarët që të qëndrojnë në izolim, duke justifikuar në këtë mënyrë akuzat për vonesat në testime.

“Ato që masin kurbën e epidemisë janë incidencat dyjavore dhe rastet e humbjes së jetëve dhe do të doja që në grafikët që shihni që shqipëria qëndron në incidencë për 100 mijë banorë në 901 raste. Nuk ia kanë dalë 612 qytetarë  dhe vendi ynë për 1 mln banorë në 20.6 % humbje jete.

Janë 265 vatra aktive infektimi në Shqipëri ku 76 % e tyre janë vatra familjare. Është një analizë e bërë nga ISHP për vlerësimin e përhapjes së epidemisë në vend që korrelon me vatrat familjare.

Lufta me këtë virus po bëhet në disa fronte, por i pari është qytetari, si reagon në raport me izolimin dhe karantinimin. Komiteti i Ekspertëve ka ndërtuar një strategji që ka rezultuar efektive. Ajo që deri tani është bërë, është më e mira brenda mundësive dhe kapaciteteve tona. Numri i testimeve është rritur nga nevoja dhe situata që paraqet epidemia, në funksion të testimit, kontaktet e gjurmimit janë të rëndësishme për të këputur zinxhirin e infektimit. Jemi përgatitur për testet e shpejta, është bërë porosia për 300 mijë teste të shpejta të antigenit. 200 mijë teste do të vijnë për Shqipërinë në javët në vijim. Jemi të përgatitur për të rritur kapacitetet e testimit dhe testi PCR që mbetet metoda më e mirë. Por, i rëndësishëm është izolimi”, u shpreh Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos